Pas ligjeratës në Universitetin e Tetovës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur edhe për portalin TS. Osmani ka vlersuar lartë mikëpritjen e saj nga tetovarët.

“Ka qenë një ditë e paharueshme, një ditë që i ka thelluar raportet mes shqiptarëve të Kosovs dhe Tetovës, kemi hasur në një mikpritje jashtëzakonisht të ngrohtë, kemi diskutuar me nxënësit e shkollave fillore me studentet e Universitetit të Tetovës, me gra e burra udhëheqës që detirminojnë të adhmen politike dhe jo vetëm të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut” shpreh Osmani për TS.

Ajo tha se mos pritni ftesë për të ardhur në Kosovë,

“Nuk keni nevojë për ftesë jeni të gjithë të mirëseardhur në Kosovë” tha Osmani.

Ndryshe Osmani dje dhe sot ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut ku është takuar me krerët shtetëror dhe kryetar partish politike shqiptare e maqedonase./TS/