“Sot, rreth orës 09:00 në SPB Shkup është denoncuar se në ujërat e Lumit Vardar në fshatin Jurumleri të Shkupit, është vërejtur një trup i një mashkulli. Pas ndërmarrjes së masave, është vërtetuar se bëhet fjalë për A.I.(25) nga Gostivari, i cili më datë 10.04.2023 është denoncuar si i zhdukur. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./TS/