Njerëzit merrnin drogë në Spanjë 3000 vjet më parë

Sipas një studimi të ri, njerëzit konsumonin shumë droga haluçinogjene në Spanjë rreth 3000 vjet më parë.


Shkencëtarët thonë se qimet nga një vend varrimi në Menorca tregojnë se qytetërimet e lashta njerëzore përdorën droga që rrjedhin nga bimët dhe shkurret, shkruan BBC.

Kjo nesohet të jetë dëshmia më e vjetër e drejtpërdrejtë në Evropë e njerëzve që merrnin droga haluçinogjene.

Gjetjet, të publikuara më revistën Scientific Report, treguan shenja të aktivitetit njerëzor në shpellën Es Càrritx, në anën jugperëndimore të Menorca.

Në shpellë janë gjetur më shumë se 200 varre njerëzore dhe besohet se ka shërbyer si një vend rituali dhe funerari për rreth 600 vjet, deri në vitin 800 pes.

Studiuesit zbuluan se substancat, të cilat kishin potencialin të ishin mjaft të forta, mund të ishin përdorur si pjesë e ritualeve të mbajtura në shpellë.

Analiza zbuluan praninë e të paktën tre substancave psikoaktive.

Së bashku me atropinën dhe skopolaminën, të cilat nxisin halucinacione, shkencëtarët gjetën ephedrinë, e cila rrit energjinë dhe vigjilencën.