Kandidati për kryetar komune në Tearcë në zgjedhjet e fundit lokale nga rradhët e Lëvizjes Besa Daut Memishi ka reaguar në lidhje me nepotizmin në këtë Komunë duke e quajtur këtë institucion të izoluar, transparenca ndaj qytetarëve nuk është askund, shumë pak projekte të realizuara dhe aspak përmirësim në sferën e arsimit shkruan Tetovasot
Memishi tha se që kur kandidova për kryetar të Komunës së Tearcës, gati gjatë gjithë takimeve që realizova me banorët shprehja shqetësimin se nëse nuk votohej ndryshimi në komunën tonë, do të vazhdonte qeverisja e njëjtë, si 12 vite më parë. “Komunë e izoluar, transparenca ndaj qytetarëve nuk është askund, shumë pak projekte të realizuara dhe aspak përmirësim në sferën e arsimit. Ashtu siç edhe deklarova në fushatë, nepotizmi ka ngulfatur komunën, duke punuar vetëm për të afërmit e tyre dhe duke anashkaluar çdo hall dhe çdo kërkesë jetike të qytetarëve të vuajtur ” është shprehur Memishi nga Besa përcjellë Tetovasot.
Rasti më eklatant është rasti i fundit, ku nepotizmi po lulëzon – Gruaja drejtoreshë shkolle, ndërsa burri udhëheqës i departamentit për arsim në komunë. Ndjej obligim moral para banorëve të Tearcës, në veçanti të atyre që më votuan t’ju them që kauza jonë vazhdon, kauza jonë ishte e drejt dhe se koha do të tregoj se ne luftuam dhe luftojmë për ndryshimin, ndërsa pala tjetër lufton, zhvillon dhe ujitin ende më shumë nepotizmin e skajshëm, mos transparencën, shtimin e mbeturinave si dhe mos realizimin e projekteve jetike për banorët u shpreh ai
Të nderuar qytetarë, qeverisja e vjetër po vazhdon por me një kryetar tjetër të “ri” deklaroi Memishi.Tetovasot