Në shkollën fillore në Dobrosht të komunës së Tearcës drejtoresha e shkollës është gruaja e udhëheqësit të departamentit për Arsimit të kësaj komune.


Sipas drejtoreshës dhe udhëheqësit të Arsimit nuk shihet aspak nepotizmi në këtë rast.

Drejtoresha Gjylsere Rexhepi thotë se nuk ka nepotizëm në emërimin e saj në këtë post.

Pse mendon se duhet të shohim, kur ne shohim për të drejtat e fëmijëve, punëtorëve dhe gjitha kushtet që i  lyp nevoja” u shpreh Drejtoresha.

Edhe pse shkolla i ka 64 të punësuar, bashkëshorti si udhëheqës e ka zgjedhur gruan për drejtoreshë e drejtoresha thotë se ka qenë fati i saj që të jetë në këtë post.

64 të punësuar ka shkolla, nuk e di, ndoshta e kam pasur fatin. I kemi konsultuar të gjitha organet, nuk kemi shkelur ligjin, dhe përgjegjësi i arsimit nuk është i emëruar si udhëheqës, por si administrator” u shpreh drejtoresha duke e mohuar se nuk ka nepotizëm në emërimin e saj si drejtoreshë shkolle dhe se ka të drejtë të jetë në këtë detyrë.

Por udhëheqësi i Arsimit në komunën e Tearcës, Muhamed Rexhepi  thotë se emërimi i gruas së tij si drejtoreshë është bërë nga këshilli i shkollës.

Nuk ka nepotizëm, emërimet i bën këshilli i shkollës komfor ligjit për arsim fillor dhe drejtoresha është zgjedhur me konkurs publik dhe e njeta është miratuar nga këshilli i shkollës dhe është ri konfirmuar nga kryetari i komunës. Këshilli i shkollës ka kryer procedurat ligjore dhe e ka përcjell te kryetari i komunës. Kryetari i komunës me ligjin për arsimin fillor obligohet që të konfirmon vendimin e këshillit të shkollës” tha për TS, udhëheqësi i sektorit për Arsim në komunën e Tearcës.

Ai e vërtetoi se është udhëheqës i sektorit për Arsim në komunën e Tearcës por është i zgjedhur me konkurs publik e nuk është i emëruar.

Rexhepi këmbëngul se emërimi i bashkëshortes së tij si drejtoresh nuk ka nepotizëm pasi është konsultuar me ministri ku  mund të ngritët procedurë në cilin do organ  të dëshironi.

Nuk ka nepotizëm dhe mund të ngriteni procedurë në cilin organ të dëshironi” u shpreh Rexhepi.

Por kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri se është bashkëbiseduar që më së shumti mos të këtë ndonjë kundërshtim moral.

Informacioni është i saktë, edhe ne e kemi marrë dhe e kemi diskutuar bashkërisht për ti dhënë një drejtim të duhur që kjo të mos reflektojë në dimensione të tjera. Drejtoresha ka qenë e emëruar para ardhjes time,  ku  bashkërisht e kemi shqyrtuar që mos të vijmë në një kundërshtim më shumë moral për faktin e mirë funksionimit dhe përcjelljes së përgjegjësive si në aspektin vertikal ashtu edhe në atë horizontal” tha Neziri për TS në lidhje me emërimin e drejtoreshës së shkollës Faik Konica në Dobrosht të Tearcës.

Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri u shpreh se do të shoh alternativën optimale për të gjetur funksionimin e drejtë ku mund të ketë edhe shkarkime.

Ndryshe Portali TS, në rubrikën e re që ka hapur “RAPORTO edhe TI” paraqiten me qindra raste të korrupsionit, nepotizmit dhe keqmenxhimit në institucionet publike. /TS/