Grupi punues për përgatitjen e propozim iniciativës për nevojat e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit, do të vazhdojë punimet pas datës 7 maj.


Këtë e kanë konfirmuar për Klan M nga Ministria e Drejtësisë, prej ku thanë se, mbledhja e radhës do të mbahet pas kësaj date.

Nga kjo ministri, nuk kanë bërë të ditur agjendës e mbledhjes së ardhshme, se cili do të jetë fokusi apo nëse në do të dorëzohen propozimet.

Po ashtu, nuk janë dhënë detaje se sa mbledhje do të mbajë ky grup dhe kur do të dorëzohet iniciativa për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, njofton KlanM.

Përgatitja e iniciativës për ndryshimet kushtetuese nga grup punues jashtë Kuvendit, është praktikë e re, pasi zakonisht ndryshimet Kushtetuese janë iniciuar në Komisionin për Çështje Kushtetues.

Kujtojmë se, grupi punues mbajti të mërkurën seancën konstituive, anëtarët zgjodhën njëzëri ish gjykatësen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Margarita Caca Nikollovksa, për kryetare të grupit, ndërsa Bajram Pollozhani, ish-gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i së drejtës kushtetuese, u zgjodh për nënkryetar.

Anëtarët njëzëri zgjodhën kryetarin dhe zëvendëskryetarin e grupit punues të cilët janë nga radhët e ekspertëve. Kryetare e grupit punues u zgjodh Margarita Caca Nikolovska, ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, ndërsa për zëvendëskryetar, Bajram Pollozhani, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i së drejtës kushtetuese.

Pas hartimit, sic njofton KlanM, propozimi do t’i dërgohet Qeverisë, e cila do të duhet ta dërgojë iniciativën në Kuvend. Propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese në korniza të Kuvendit.