Dje (26- prill) rreth orës 15:15, në rrugën Nikolla Parapunov në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 29-vjeçarin Z.I. nga Debreshi i Gostivarit. Ai ka qenë i dënuar me 3 vite burg pr shkak të kryerjes së veprave penale të dënuaeshme sipas nenit 235 dhe 236 të Kodit penal, kurse ka qenë i kërkuar me urdhër arest në bazë të urdhërit gjyqësorë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg prej një viti e nëntë muaj. Menjëherë pas arrestimit, Z.I. është dorëzuar në Iinstitucionin ndëshkues korektues penal burgu Idrizovë në Shkup.TS