Mbrëmë në Selanik, gjatë ekspozitës së artistit Sergej Andreevski, në galeri, kanë hyrë një grup personash të maskuar, të cilët me sjellje verbale të pahijshme dhe vulgare kanë tentuar ta ndalojnë ekspozitën, e më pas janë larguar informon Tetovasot.


Ndonëse nuk kanë demonstruar dhunë fizike apo dëme materiale, për shkak të kërcënimeve dhe sulmeve verbale është thirrur policia dhe është informuar plotësisht për ngjarjen.

Për incidentin janë njoftuar Konsullata e Përgjithshme e Maqedonisë së Veriut në Selanik dhe Ambasada në Athinë, të cilat menjëherë i kanë kontaktuar autoritetet kompetente të Greqisë, ndërsa për incidentin është njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme greke.

Gjatë ditës së sotme në MPJ është thirrur Ambasadorja greke, Sofia Filipidu, me çka edhe formalisht do të shprehen pritshmëritë nga fqinji ynë që të ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.TS