Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur gjatë luftës.


Shefi i qeverisë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të fillojë hetimet në mungesë të përgjegjësve të krimeve, teksa shprehu shqetësim se dëshmitarët po plaken e madje edhe po vdesin, përcjell klankosova.tv.

Teksa me këtë rast kryeministri pret që në takimin e 2 majit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve.

Kjo ngase sipas tij, në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit saktësohet urgjenca e trajtimit të kësaj kategorie.