Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit, me përmasat e vogla të barabarta me ato të një pulle poste, ndodhet në Shqipëri edhe në Tetovë. Libri është në pronësi të familjes Emruli nga Kalishti e që jetojnë 30 vite në Reçicë të Vogël të Tetovës. Sipas nipit të  Hafiz. Ademit nga Kalishti thotë se Kurnin e vogël  e ka trashëguar  brez pas brezi e që thuhet se daton që nga shekulli i XIX, përcjell TS.


Sipas nipit të Hafiz Ademit për TS, Kurani ruhet me mbështjellës të mirë që mos prishen fletat e që është i mbështjellur me një lëkurë e që thuhet se është blerë në Turqi nga shkaku i ambalazhit që shihet dhe është trashëguar brez pas brezi.

Sipas nipit, Kurnai ka dy lloje mbështjellësit, njëri është metal e njëri me lëkurë, ai thotë se në metal është edhe një xham për të lexuar për të zmadhuar shkronjat.

Në fund nipi i Hafiz Ademit thotë se do të vazhdojë tua lë pasardhësve djemëve e nipave dhe kështu do ta ruajnë deri sa të jenë gjallë./TS/