Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq e përshëndeti armëpushimin e shpallur si një “shpëtim të mundshëm për civilët” të bllokuar në shtëpitë e tyre në zonat e goditura nga luftimet nw Sudan.


“Është e qartë se ky armëpushim duhet të zbatohet lart e poshtë në zinxhirin komandues dhe se duhet për t’u dhënë një afat të vërtetë civilëve që vuajnë nga luftimet,” tha Patrick Youssef, drejtori rajonal i KNKK-së për Afrikën.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë në gjetjen e një “zgjidhjeje të qëndrueshme politike për t’i dhënë fund gjakderdhjes”, shkruan AlJaazera.