Gjyle Çeliku


Zot ju jeni i plotfuqishem dhe i ndjek veprat tona, qofshin te mira ose te keqija.
Une e di qe pavetedije mbase mund te kem lenduar dikend, ndaj me fal te lutem. Me vetedije e them te verteten per padrejtesite ne vendin tim por edhe me gjere, edhe aty mbase lendoj, por nuk e bej per te lenduar por per te ndryshuar sepse popullit i mungon kafshata e bukes nga milionerat e pameshirshem, perseri te them me fal.
Lutem sonte per te semuret te sheroheni, te burgosurit e pafajshem te lirohen, rinia jone te udhezohet ne rrugen e duhur dhe vendi jone te jete vend i sigurt per jetese dhe me shendetesi te avansuar.
Lutem qe arsimi te mos keqperdoret nga analfabetet e inkuadruar nga partite politike, por te kete cilesi, sepse pa arsim s’ka shprese.
Boten e ka kapluar nje degjenerim pa pardon dhe kjo e keqe secilin e demton, JU LUTEM orientoni boten ne rendin e duhur me njerezit e duhur.
Mua me jep shendet sepse nuk te zhgenjej, pasi cdo veper qe e bej se pari ju mendoj juve, sepse madheria JUAJ me ndihmoi qe Ramazanin ta kaloj me shume pune duke mos lene manget asnje, me shume energji pozitive por mbi te gjitha me rehati shpirterore, e kam pasur melhem per shpirtin.
Ju jeni me mua cdo sekonde, jo vetem per Ramazan dhe sonte, por ndjenja me thote qe sonte eshte Nata e Madhe e Kadrit dhe ne kete kohe syfyri thash ate qe ndjeja.
Veprat tona qofshin krenari edhe per ju, jo vetem per ne dhe popull!
Faleminderit qe na mundeson shendetin dhe nijetin e mire per te bere pune te mira!
Agjerim te pranueshem juve qe agjeroni dhe gezuar NATA E MADHE te gjithe myslimaneve anembane.
Reflektim nga nje shqiptare besimtare,