Komisioni Qendror Zgjedhor sot i ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit.


Kryetari i KQZ-ës, Kreshniq Radoniqi, në mbledhjen e sotme të këtij institucioni ka bërë të ditur se edhe nga PZAP e kanë marrë konfirmimin se nuk ka asnjë ankesë për 23 prillin, ditën e zgjedhjeve në veri.

Ai tha se janë plotësuar të gjitha kushtet për shpallen e rezultateve të këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij, kryetar i Mitrovicës së veriut është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, në Zveçan fitues është Ilir Peci i Partisë Demokratike të Kosovës, në Leposaviq fitues është Lulzim Peci nga LVV, si dhe në Zubin Potok fitues është Izmir Zeqiri nga PDK./Klankosova.tv