Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami bashkë me zv.kryetarin Arjanit Hoxha, nënkryetarin Fatmir Limani dhe kryetaren e Forumit të Gruas Melinda Rashidi kanë realizuar sot takim me Presidenten e Republikës së Kosovës SH.S. zonjën Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut.


Kasami uroi Presidenten Osmani për liberalizimin e vizave për Kosovën si një hap edhe pse i vonuar, por i madh. Gjithashtu, Kosova është një hap më afër familjes evropiane me pranimin në Këshillin Evropian.

“Në takim u dakorduam se vizioni ynë i përbashkët është bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet dy vendeve tona, me qëllim të zhvillimit të dyanshëm”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.