MPB ka ngritur kallëzim penal ndaj një shtetasi të Shqipërisë, sipas MPB-së është kapur me targa të falsifikuara, respektivisht targat e makinës që voziste i perkisnin një automjeti tjetër, përcjell TV21. Sipas autoriteteve të rendit, ngjarja ka ndodhur para dy dite në pikën kufitare “Bogorodicë”.


“Departamenti për krime ndërkufitare dhe migrime në Gjevgjeli ka bërë kallëzim penal kundër D.H.(31) nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim të përhershëm në Republikën e Greqisë, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumenteve”, që dënohet sipas nenit 378 të Kodit Penal. Më datë 26.04.2023, kërkuesi ka mbërritur në vendkalimin kufitar “Bogorodica” me automjet “Toyota Yaris” me targa italiane dhe gjatë kontrollit të lejes së qarkullimit dhe dokumenteve të tjera është konstatuar se targat i përkasin një automjet tjetër”, thonë nga MPB.