Një person në Kaçanik raportohet se gjatë ditës së djeshme përmes postës ka pranuar një pliko të mbyllur, në të cilën kishte një letër me përmbajtje kërcënuese në emër të një personi.


Pas verifikimit të personazhit në emër të të cilit ka ardhur letra, ka rezultuar se i njëjti është në vuajtje të dënimit në burg.

Organet e rendit njoftojnë se me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe i dyshuari të intervistohet nga njësitë e hetuesisë.