Jashari: Ata që e votuan Specialen do t’i pyesja “Si po e ndjeni vetën sot?” (VIDEO)

Në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.


Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari, ka thënë në Klan Kosova se Haga po tenton ta sulmojë luftën e UÇK-së.

“Pas themelimit të kësaj gjykate iu kemi shtruar pyetje të gjithë atyre se “Qysh e ndjeni vetën sot” ata që e kanë votuar një gjykatë të tillë selektive e të padrejt që synon ta godas luftën e drejtë të UÇK-së”, tha Jashari.