Që në orët e hershme të mëngjesit, inspektorë nga katër institucione ia mësynë tregut me shumicë, të njohur si “Kvantashki”.


Inspektorati i Tregut kreu kontrolle te importuesit e fruta-perimeve, ku më shumë se 30 inspektorë ishin në koordinim me ekipet e Policisë Financiare, MPB-së dhe Agjencisë për Menaxhimin me Pronat e Konfiskuara.

Aksioni është kryer duke u bazuar në vendimet e Qeverisë për ngrirje të çmimeve si dhe vendimi për furnizim prej 70% të fruta-perimeve në tregun me pakicë. Por, asnjë detaj tjetër nuk u dha për shkelje eventuale.