Pas Pashkëve grupi i punës për ndryshimet kushtetuese duhe të mbajë mbledhjen e parë. Me këtë do të filloj procesi i formimit të propozimeve për të cilat duhet të hapet edhe debat publik.


Nuk dihet nëse thirrjet e festës për unitet sadopak do të ulin ndasitë mes elitave politike, ku secili ndan qëndrimin e vet për sa i përket ndryshimeve kushtetuese, diametrlaisht të kundërt me qëndrimin e oponentit.

Qeveria ndan qëndrimin se nëse bisedohet arsyeshëm me fokus në kornizën negociuese dhe propozimin francez mund të arrihet deri te 2 të tretat e votave të nevojshme ppër ndryshimet kushtetuese. Por opozita mbetet me qëndrimin se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat të vendos për ndryshimet kushtetuese.

Antarët e Komisionit të deleguar nga partitë politike dhe institucionet duhet ti paraqesin propozimet kushtetuese me të cilat bullgarët do të futen në aktin më të lartë juridik.

Komisionin e përbëjnë anëtar të shquar të partive si Cvetanka Ivanova prej LSDM, Arbër Ademi nga BDI, Profesori Aleksandar Spasov propozim i Presidentit Pendarovski dhe Dragan Tilev nga Sekretariati për çështje evrpopiane por nuk ka përfaqësues të partive opozitare.

Edhe pse disa nga partitë opozitare nuk do të jenë pjesmarrëse në këtë proces, pushteti shpreson se ndryshimet do të bëhen deri në muajin nëntor, deri kur do të ndodh skriningu evropian që të mos ketë ndërprerje të procesit.