Gjukanoviç pranon humbjen në zgjedhjet presidenciale në Malit të Zi

Presidenti aktual i Malit të Zi dhe udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Millo Gjukanoviç ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën sot në Mal të Zi. Ai ka uruar kundërkandidatin e tij, Jakov Millatoviç.


Gjukanoviç ka falënderuar të gjitha ata që e mbështetën për të qen 30 vjet në pushtet.

“Mali i Zi zgjodhi dhe unë i respektoj atë zgjedhje, e përgëzoj Jakov Millatoviçin për besimin që mori në zgjedhjet presidenciale, i uroj që të jetë president i suksesshëm sepse nëse ai është president i suksesshëm do të thotë se edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm dhe se do të shkojë drejt këtij qëllimi. Ky është rasti që para së gjithash ti falënderoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi, të cilët me pjesëmarrjen e tyre masive në këto zgjedhje kontribuan për të pasur një tjetër proces zgjedhor demokratik dhe të besueshëm në Mal të Zi, i cili sigurisht i kontribuon reputacionit të brendshëm dhe ndërkombëtar të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të tij, gjithashtu dua te falënderoj edhe te gjithë qytetaret e Malit te Zi që më kanë dhënë besimin e tyre”, tha ai.

Ai shtoi se e pranoj këtë gjykim të publikut demokratik të Malit të Zi dhe i uron Malit të Zi çdo të mirë, por gjithashtu uroi që presidenti i ri të jetë i denjë për besimin që ka fituar dhe të jetë i suksesshëm dhe të kontribuojë më tej në prosperitetin demokratik dhe ekonomik të Malit të Zi.

Në Mal të Zi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku votuan 70.7 për qind e votuesve ose rreth 383.300 qytetarë.

/KosovaPress/