Të gjithë nxënësit dhe studentët që kanë realizuar të drejtën e bursës para vitit shkollor gjegjësishtë vitit akademik 2021/22 dhe kanë dorëzuar anekset e kontratës së tyre për barazimin e bursës do të mund të lidhin marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për pagesën retroaktive të diferencës së bursës së rritur për vitin akademik 2021/22 dhe  për  pjesën  e vitit  2022/23.
Shuma e diferencës për studentët do të kompensohet me dy pagesa,gjegjësishtë  një pjesë do të transferohet në llogaritë e tyre të transaksionit në muajin tetor të vitit 2023 dhe pjesa e dytë në shkurt të vitit 2024. Ndërsa për nxënësit , shuma e diferencës ndaj bursave të rritura do të paguhet në muajin  tetor të vitit 2023.
Vërejmë se marrëveshjet do të mund të nënshkruhen vetëm nga nxënësit , gjegjësishtë  studentët që kanë dorëzuar anekset e marrëveshjeve të bursave në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës brenda afatit të përcaktuar.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës