28 prilli shënon Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Në këtë ditë Sindikatat përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave nga aksidentet dhe trajtimi jo i duhur në punë. Në vitin 2022, aksidente në punë kanë ndodhur në 26 qytete në RMV thuhet në raportin e Shoqatës së Maqedonisë për siguri në punë.


Sipas tyre janë regjistruar gjithsejt 169 fatkeqësi gjatë punës por kjo shifër nuk paqyron realitetin. Të dhënat e Institutit të Shëndetit publik deri në vitin 2020 bëjnë të ditur për 1500 puntor të lënduar në nivel vjetor.

Shkupi është qyteti me numrin më të madh të aksidenteve. Sivjet numri më i madh i vdekjeve në vendin e punës është në Shkup me katër raste pasuar nga Struga, Strumica dhe Negotina me nga 3 raste. Në vitin 2022, më së shumti aksidente ndodhën në Industrinë e Prodhimit 59, e ndjekur nga Administrata Publike dhe Mbrojtja 27 dhe Ndërtimtaria.