Kompania amerikane, SpaceX, njoftoi se nuk do të lansohet sot raketa më e madhe, e njohur si Starship. Kompania shkroi se janë duke i kryer edhe disa procedura të tjera që lidhen me karburantin.


Gjithçka ishte gati deri në momentet e fundit, por kjo u anulua. Këtë e konfirmoi edhe shefi i kompanisë, Elon Musk.

“Një valvul presioni duket se është ngrirë, kështu që nëse nuk fillon të funksionojë së shpejti, nuk do të lëshohet sot”, tha Musk në Twitter.

Redaktorja e BBC-së, Rebeka Morelle, shkroi se raketës do t’i duhen të paktën 48 orë për ta rivendosur në pistë për lansim.