Bujar Osmani: BDI nuk do të përçahet asnjëherë (VIDEO)

“Jo sot ,jo asnjëherë ” kjo ishte përgjigjja e shkurtër e zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani para mbledhjes së kësaj partie në Reçicës të Vogël informon TS. Ai me këtë aludoi se kjo parti nuk do të përçahet pra as sot dhe asnjëherë.


Në këtë mbledhje partia e Ahmetit do të diskutojë të gjitha çështjet e brendshme të partisë, aktualitetet ,që mbetën pa u diskutuar në mbledhjen e kaluar.
Osmani tha se do të shqyrtohen të gjitha çështjet që do hapen nga anëtarët e kryesisë.
Këshilli mbikqyrës sipas tij do raportojë për çdo vendim që do merr. /TS/