Në fillim të seancës së sotme të qeverisë, Avokati Shtetëror i sapoemëruar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agron Reçi, është betuar para kryeministrit dhe ministrave në Qeveri se do të punojë me ndërgjegje, ndershmëri dhe përgjegjësi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, përcjell KlanM.


Avokati i ri i emëruar Shtetëror, Agron Reçi, ishte Avokat i deritashëm Shtetëror në Njësinë rajonale në Ohër, ku ka ushtruar funksionin nga Nëntori 2020.

Me profesion është jurist i diplomuar, siç përmendet në biografinë e tij, me përvojë shumëvjeçare në sektorin për çështje juridike, kadrovike dhe të përgjithshme.