Dy partitë shqiptare në opozitë, Besa dhe Alternativa, këtyre ditëve janë duke zhvilluar bisedime për anëtar të përbashkët në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve – kanë njoftuar për agjencinë e Lajmeve MIA udhëheqësitë partiake.


Pas largimit të anëtarit të KSHZ-së, Krenar Llogës, i cili u emërua Ministër i Drejtësisë, ka mbetur I zbrazët një vend në KSHZ, që sipas Kodit Zgjedhor duhet t`i takojë partisë në opozitë me më shumë vota të fituara.

BESA, sic njofton MIA, paralajmëron marrëveshje me Alternativën dhe se shumë shpejt partitë do ta bëjnë publike këtë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të dy partitë ishin në koalicione me parti tjera. Besa ishte me LSDM-së, por doli nga koalicioni qveritar, kurse Alternativa ishte në koalicion me ASH-në, por edhe kjo parti braktisi qeverinë. Besa ka dy deputetë kurse Alternativa tre.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi i pyetur se kur do ta nis procedurën për zgjedhje të anëtarit të ri të KSHZ-së, ka theksuar se në momentin kur do të dorëzohet kërkesa do të nis procedura.