Arsyeja pse në tren nuk ka rripa sigurie

Me siguri e keni vënë re që në trena nuk ka rripa sigurie.


Kur futesh në makinë, lëvizja për të vendosur rripin e sigurimit është automatike, gjithashtu edhe në aeroplan, nëse nuk e vendosni rripin e sigurimit, ai nuk ngrihet për asnjë arsye.

Në tren, megjithatë, edhe nëse dëshironi të vendosni rripin e sigurimit, nuk do ta gjeni një të tillë sado të kërkoni. Kërkimet kanë treguar se mospasja e rripit të sigurimit është mënyra më e mirë për ta mbajtur pasagjerin më të sigurt në rast aksidenti.

Në thelb, Bordi Britanik për Sigurinë dhe Standardet Hekurudhore studioi gjashtë aksidente treni që kishin ndodhur midis viteve 1996 dhe 2004. Një studim i bërë me kukulla, të cilat u rrotulluan aq shpejt dhe aq fort, si pasojë patën lëndime në qafë.

Duke studiuar të gjashtë aksidentet në të cilat 11 persona kishin humbur jetën dhe duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e mundshme, Bordi Britanik i Sigurisë dhe Standardeve të Hekurudhave zbuloi se nëse të gjithë do të kishin vendosur rripat e sigurimit, 11 vdekjet do të ishin 88, tetë herë më shumë se numri i viktimave.