Një grua 53 vjeçe ka ndërruar jetë në aksidentin e djeshëm në qarkoren e Shkupit, respektivisht në nyjen drejt Vizbegut. Nga MPB thonë se vetura në të cilën ishte viktima humbi kontrollin dhe doli nga rruga.


“Më datë 27.04.2023 në ora 14:30 në SPB-Shkup është raportuar se në qarkoren e Shkupit, në nyjën në Vizbeg, automjeti i pasagjerëve “Rover” me targa të Shkupit, në të cilin janë transportuar S.S.(53) dhe M.S.(54). të dy nga fshati Vollkovë i Shkupit, ka dalë nga rruga. S.S. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa M.S. ka marrë lëndime trupore të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup”, njoftojnë nga MPB.