Vrasësit të Robert F. Kennedy-t i mohohet lirimi me kusht

Sirhan Sirhanit iu refuzua sërish lirimi me kusht, 55 vjet pasi qëlloi dhe vrau kandidatin presidencial Robert F. Kennedy në Los Anxheles.


Mohimi i fundit nga një gjykatë e Kalifornisë në San Diego erdhi pasi Sirhan, u shpall i përshtatshëm për lirim me kusht nga një panel prej dy personash në vitin 2021, por ky vendim u anulua nga guvernatori, Gavin Newsom.

Në një shkrim të botuar në ”Los Angeles Times”, në janar 2022, Newsom shkroi se Sirhan, i cili qëlloi për vdekje Kenedin dhe plagosi pesë të tjerë në hotelin ”Ambassador” në Los Anxheles, më 5 qershor 1968, mbetej një kërcënim për publikun.

Sirhan mbetet i burgosur në Institucionin Korrektues ”Richard J. Donovan” në San Diego.

Avokatja e Sirhan, Angela Berry, tha se mohimi i të mërkurës nga bordi i lirimit me kusht me dy persona ishte ndikuar nga kundërshtimi i rreptë i Newsom për lirimin e 78-vjeçarit.

”Vendimi sugjeron se ata iu përulën tekave politike të guvernatorit”, tha Berry në një intervistë me ”The Times”.

“Nuk shkoi siç ishte planifikuar”, tha Berry.

”Në seancën dëgjimore të së mërkurës, disa njerëz folën kundër lirimit të Sirhan, përfshirë anëtarët e familjes Kennedy dhe avokatin e saj. Ne nuk patëm praninë e Paul Schrade këtë vit. Ai ishte viktima e fundit e mbijetuar që ishte në favor të lirimit me kusht”, theksoi ajo./ atsh / KultPlus.com