Tetovë – Gostivar, 37 sanksione për shoferët

Dje (24-mars) nga ora 07:00 deri në orën 12:00, në zonën e gjerë të Pollogut është kryer aksioni kontrollues në qarkullimin rrugor për kundërvajtje që u kushtohen drejtuesve të automjeteve në zonat e kryqëzimit, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 37 shkelje (TE-35 dhe GV-2). Numri më i madh 13 (TE) janë mosrespektim i sinjalistikës me drita (semaforët), 10 (TE) parakalime para udhëkryqit, 4 (TE-2 dhe GV -2) mosdhënje përparësi kalimi dhe kështu me radhë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 19 lloje tjera të kundërvajtjeve (TE-13 dhe GV-6).
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë këshillon dhe udhëzon drejtuesit e mjeteve që në tërësi të respektojnë sinjalistikën ekzistuese në udhëkryqe, të mos parkojnë automjetet në atë zonë dhe t’u kushtojnë kujdes këmbësorëve dhe lëvizjes së tyre. E njëjta gjë vlen edhe për këmbësorët, për të kaluar në “të gjelbër”, për të mos u përplasur dhe për të mos vënë në rrezik sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, kjo, sidomos në kryqëzimet ku nuk ka sinjalistikë me drita, pra semaforë dhe të ngjashme.