Tentoi të marrë kredi me letërnjoftim të falsifikuar, arrestohet shkupjani

MPB-ja njofton se gjatë ditës së djeshme personi V.M.(26) nga Shkupi ka tentuar nëpërmjet letërnjoftimit të falsifikuar të marrë një kredi të shpejt, por punonjësi ka dyshuar mbi korrektësinë e letërnjoftimit dhe ka njoftuar policinë. Personi në fjalë është ndaluar nga zyrtarët policorë dhe është shoqëruar në stacionin policor.
“Më datë 20.03.2023 në orën 18:45 në Blv. “Jane Sandanski” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkupi kanë ndaluar V.M.(26) nga Shkupi. Ai ka tentuar të marrë një kredi të shpejtë nga një kompani financiare në një qendër tregtare në bulevardin “Jane Sandanski” me letërnjoftim të falsifikuar, por punonjësi ka dyshuar në korrektësinë e kartës së identitetit dhe ka lajmëruar policinë. Personi është ndaluar në komisariat dhe me të është zhvilluar një intervistë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup do të dorëzojë raportin përkatës.”- thuhet në njoftimin e policisë.