Si u vra 16 vjeçari nga Novosella e Zhelinës, TS- ju sjell ngjarjen në mënyrë kronologjike (VIDEO)

 


Me 21 dhjetor të vitit 2022 një 16-vjeçar nga Tetova është vrarë nga e dashura e tij 17-vjeçare në Tetovë. Rasti   fillimisht ishte hetuar si vetëvrasje. Siç ka raportuar TS, vrasja ka ndodhur në rrugën “Banja e Tetovës”, në periferi të qytetit.

Pas hetimeve, policia arrinë të mësojë se nuk ishte vetvarasje por vrasje ku si e dyshuar arresohet një 17 vjeçare.  Ajo pas arrestimit ka pranuar se e ka kryer veprën ku menjëherë dërohet në paraburgim

Sipas Prokurorisë në Tetovë, rasti kishte nisur fillimisht me përplasje verbale. Më pas, 17-vjeçarja e ka goditur me një mjet të fortë 16-vjeçarin, duke i shkaktuar lëndime të rëndë trupore të rrezikshme për jetë. Më pas, ajo e ka hedhur trupin e viktimës në lumin Shkumbin, ku njësiti i Zjarrfikësve trupin e 16 vjeçarit e gjenë në lumin Shkumbin të Tetovës.  Me 14 Mars  të vitit 2023  Gjykata Themelore në Tetovë ka sjellur aktgjykimin për rastin e ndodhur më 21.12.2022 në vendin e quajtur Banjat e Tetovës , në të cilën është gjetur i vdekur 16 vjeçari B.H dhe për këtë rast është zhvilluar procedura ndaj fëmijës në konflikt me ligjin në moshën 17 vjeçare, për veprën penale “Vrasje”, sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 të Kodit Penal,

Gjykata solli aktgjykimin me të cilin fëmija në konflikt me ligjin është shpallur fajtor dhe është dënuar me kohëzgjatje prej 10 vjet burg për fëmijë.

TS ju sjell të gjithë ngjarjen kronologjike se si është kryer vepra.

@tetovasot_official

Si u vra 16 vjeçari nga Novosella e Zhelinës, TS- ju sjell ngjarjen në mënyrë kronologjike #vrasje #tetovë #burg #for #viral #tiktok #tetovasot #nevrijademi #history

♬ Beat Automotivo Tan Tan Tan Viral – WZ Beat