Osmani takohet me të dërguarin special DAVIDOIU

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim me të dërguarin special të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Adrian Davidoiu, i cili ndodhet për vizitë pune në vendin tonë.


Osmani e përshëndeti vendimin për emërimin e një përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, si shprehje e interesimit të Rumanisë për proceset e përgjithshme në rajon, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Në fokus të bisedimeve ishin negociatat e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, procesin e reformave dhe mbështetjen e vazhdueshme politike dhe teknike të Rumanisë në këtë kontekst. Është bërë një rishikim edhe për ndryshimet e planifikuara kushtetuese, të cilat do t’i forcojnë më tej kapacitetet demokratike të shtetit dhe shoqërisë sonë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për sfidat e kryesimit të OSBE-së dhe u prezantuan aktivitetet e deritanishme gjatë kryesimit tonë me Organizatën në vitin 2023. U diskutua edhe për kryesimin e ShBA-Karta e Adriatikut, si dhe përgatitjet për kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, i cili fillon në korrik.

Në takimin e fundit të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, u theksua se gjetja e një zgjidhjeje për çështjet e hapura është thelbësore për të gjithë rajonin, ndërsa vendimi për mbajtjen e bisedimeve në Ohër paraqet njohje të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut.