Ministri i Punëve të Jashtme e ka vlerësuar si hap historik nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 në mes Qeverisë dhe Bechtel-Enka.


Osmani ka thënë se Korridori 8 është i rëndësishëm për të gjithë rajonin, e jo vetëm për vendin.

“Nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes me kompaninë “Behtel – Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D paraqet hap historik infrastrukturor, që është sigurisht më i rëndësishmi për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, por edhe i një rëndësie të madhe për të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani.