Osmani në përvjetorin e vdekjes së Albright: Populli i Kosovës do ta kujtojë gjithmonë si një fener shprese

Në përvjetorin e vdekjes së ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë bërë homazhe para bustit të Albright në Prishtinë.


Osmani ka thënë se njerëzit e Kosovës asnjëherë nuk do ta harrojnë kontributin e Albright për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Populli i Kosovës do ta kujtojë atë përgjithmonë si një fener shprese në kohët tona më të errëta. Ne vazhdojmë të udhëhiqemi nga lidershipi i saj shembullor”, ka shkruar Osmani në Twitter.