Në Gjykatën Penale vazhdon sot gjykimi ndaj Muhamed Zekirit

Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën në të cilën akuzohet ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri.


Seanca e kaluar, u shty pasi që Zeqiri, sipas mendimit të mjekëve, nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjykimin udhëhiqet nga gjyqtarja Fanka Jançuleva – Mihailovska. E njëjta gjykatëse aktualisht po gjykon edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski.

Sipas aktakuzës, Zeqiri si sekretar i përgjithshëm i qeverisë ka lidhur privatisht kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha. Konkretisht ai akuzohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi një milion euro.