Kryediplomataja gjermane në Shkup: Nëse doni që mos të ikë e gjithë rinia, sillni Evropën këtu

-Nëse nuk doni që të gjithë të rinjtë të shkojnë në Evropë, atëherë duhet ta sillni Evropën këtu dhe kjo mund të bëhet me anëtarësimin në BE, këtë e tha sot ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në Shkup. Ajo tha se personalisht ka respektin dhe mirënjohjen për kompromiset që ka bërë Maqedonia e Veriut për të trasuar rrugën për anëtarësim në BE.


“Tani kur bëhet fjalë zbatimin e asaj për të cilën është arritur marrëveshje, kur me të vërtetë duhet të ndryshohet Kushtetuta, atëherë mundem vetëm të iu inkurajojë, dhe jo vetëm si përfaqësuese e qeverisë. Drejtohem deri tek të gjithë partitë demokratike, deri tek të gjithë pjesëmarrësit. Shfrytëzoni të gjitha mjetet në dispozicion që procesi të vijon muajve në vijim”, deklaroi mes tjerash Baerbock.