Krasniqi për babanë e vrarë në masakrën e Pastasellës: Vuaj që s’munda ta shoh e ta ndihmoj


Në fshatin Pastasellë të Rahovecit, para 24 vjetësh ka ndodhur masakra e kryer nga forcat serbe, të cilët vranë 106 shqiptarë – civilë të pafajshëm.

Aty kishin fatin të mbijetonin 13 persona, prej të cilëve sot të gjallë janë vetëm tre.

Këtë ngjarje të kobshme thotë se e mban mend shumë mirë në detaje Haziz Krasniqi nga ky fshat, atëkohë 14-vjeçar, të cilit serbët ia vranë babanë, Sahit Krasniqin, në masakrën e lartpërmendur.

Për Klankosova.tv, ai e nis rrëfimin duke shpalosur se e ka një peng në zemër meqë nuk kishte pasur mundësi t’i ofronte ndihmë babait 66-vjeçar, dhe që nuk kishte mundur të jetë pranë tij në frymëmarrjen e fundit.

Ajo që nuk mundem ta harroj është se pikërisht me 1 prill 1999, kur baba im ka qenë duke shkuar për në boten tjetër, unë kam qenë larg tij rreth 300 metra, dhe nuk kam pasur mundësinë ta shoh as të plagosur e as të vdekur. E vuaj këtë!”.

Unë kurrë, por kurrë nuk e harroj, se pse për pesë minuta po të kisha vrapuar, do e kisha pa të gjallë”, shprehet Krasniqi për KlanKosova.tv.

Të vrarët dhe të masakruarit nuk ishin veç të fshatit Pastasellë, por edhe të fshatrave përreth, që kishin shkuar aty për t’u strehuar duke ikur nga ushtria e policia serbe.

Me datën 31 mars 1999, ka pasur shumë njerëz në fshatin tonë. Ka pasur banorë edhe prej fshatrave të Klinës. Unë si 14-vjeçar së bashku me djemtë tjerë të rinj kemi ikur nga aty, ndërsa babai me motrën e nënën kanë dalë në një fushë, një arë rreth 50 metra larg shtëpisë sonë, meqë forcat serbe po kryenin vrasje dhe po digjnin shtëpitë”.

Në atë arë kanë qenë me mijëra njerëz. Aty serbët i kanë gjetur dhe i kanë urdhëruar gratë dhe fëmijët që të ecnin në drejtim të fshatit Ratkoc, duke iu thënë ‘shkoni në Shqipëri’”.

Më pas burrat i kanë ndarë në grupe duke i vrarë 106 persona. Nga aty, 13 kanë mbijetuar, e në mesin e tyre ishte edhe axha dhe babai im i plagosur, meqë kishin qëlluar afër një lumi dhe kush kishte rënë aty, kishte shpëtuar – për momentin”.

Kufomat e të vrarëve në fshatin Pastasel, Rahovec (1999)
Kufomat e të vrarëve në fshatin Pastasel, Rahovec (1999)

Krasniqi tutje kujton se si babai i tij, Sahiti, nga kjo masakër kishte mbetur i plagosur rëndë në bark dhe këmbë, dhe që madje këmbën e kishte pothuajse të këputur nga plumbat.

Më tej kujton se si babanë e larguan nga aty të mbijetuarit tjerë, axha dhe vëllai i Hazizit, duke e strehuar fillimisht në një arë aty afër, e më pas në shtëpi. Por fatkeqësisht, duke mos pasur mundësi t’i jepet ndihma e duhur mjekësore, Sahiti nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe pas disa orësh ka vdekur.

Unë kam qenë i strehuar në një fshat tjetër, dhe pasi kemi marrë informata se çka ka ndodhur, jemi kthyer në Pastasellë për të parë se kush është vrarë e kush është gjallë. Unë dhe disa të tjerë kemi qenë rreth 300 metra larg shtëpisë sime ku babai im ka qenë duke dhënë shpirt. Ai ka vdekur pas plagëve të mëdha që i ka marrë në këmbë dhe bark”.

Pasi babai ka dhënë shpirt, atë e kishte varrosur vëllai. Unë kam qene rreth 300 metra larg shtëpisë gjatë gjithë kësaj periudhe. Nuk kam mundur të shkoj në shtëpi. Babai ka vdekur dhe unë nuk kam mundur të shkoj as ta shoh sa ishte i plagosur, e as ta varros, sepse më pas erdhi policia serbe dhe u stacionuan aty. Pas kësaj, të gjithë kemi ikur nga fshati”.

Varrimi i të vrarëve në masakrën e fshatit Pastasel, Rahovec (1999)

Sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, të nesërmen, më 1 prill 1999, forcat serbe i kanë marr trupat e të vrarëve duke i dërguar në një shtëpi, ku ua kanë vënë flakën dhe i kanë djegur tërësisht. Por këtu nuk mbaroi e gjitha.

Pas disa muajsh, kufomat e të vrarëve janë zhvarrosur prej serbëve.

I kanë marr dhe i kanë shpërndarë trupat nëpër qytete të Kosovës. Babanë tim e kemi gjetur pas disa vitesh të varrosur diku në Suharekë. Përmes testit të ADN-së, të cilin e kemi pritur gjatë, ishte konfirmuar se ishte kufoma e babitEdhe pse rrobat e tij i kemi njohur në trup pasi është gjetur, nuk kemi dashur të nxitohemi me konstatime se është ai, sepse ka pasur raste që viktimave serbët ua kanë ndërruar rrobat për t’i humbur gjurmët dhe pastaj kjo u ka krijuar shumë vështirësi familjarëve të të rënëve”, shprehet Haziz Krasniqi për Klankosova.tv.

Krasniqi tregon se më pas babanë e kanë varrosur në vendin e njëjtë ku kishte qenë i varrosur në herën e parë.

Sahit Krasniqi, i vrarë në masakrën e fshatit Pastasel, Rahovec
Sahit Krasniqi, i vrarë në masakrën e fshatit Pastasel, Rahovec

Varrezat, fshati Pastasel, Rahovec

Varrezat, fshati Pastasel, RahovecSot, në 24 vjetorin e masakrës në fshatin Pastasellë, Haziz Krasniqi, i cili aktualisht është Zyrtar i Lartë për Informim në Komunën e Prizrenit, shprehet se varrezat e martirëve i viziton sa herë që i jepet mundësia, por jo edhe në përvjetor.

Arsyeja pse nuk kam shkuar në disa tubime përkujtimore në fshat është sepse homazhe bëjnë edhe shumë bashkëpunëtorë të Serbisë. Nuk po mund t’i shoh ata duke bërë homazhe pranë varrezave, me theks te varri i babës timAta zakonisht vijnë në tubim, që besa edhe duken të “mërzitur””, u shpreh ai.

Haziz Krasniqi, Zyrtar i Lartë për Informim në Komunën e Prizrenit
Haziz Krasniqi, Zyrtar i Lartë për Informim në Komunën e Prizrenit
Vajza e Haziz Krasniqit, te varri i gjyshit të vrarë
Vajza e Haziz Krasniqit, te varri i gjyshit të vrarë

Për masakrën e Pastasellës kanë reaguar sot edhe krerët shtetërorë, duke theksuar se përgjegjësit për këtë krim makabër mbesin ende të pandëshkuar. /Klankosova.tv