Kreu i grupit mercenar rus Wagner, i cili është përfshirë në një luftë për pushtet me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, njoftoi të premten hapjen e qendrave të rekrutimit në dhjetëra qytete ruse.


Ai shprehu gjithashtu shqetësimin për mungesën e furnizimeve me municion si për ekipin e Wagner ashtu edhe për të gjithë ushtrinë ruse.

Wagner ka vendosur tashmë dhjetëra mijëra ushtarë në Ukrainë, disa të rekrutuar drejtpërdrejt nga burgjet ruse dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në pushtimin rus.

Të mërkurën, mercenarët e grupit Wagner njoftuan se kontrollojnë pjesën lindore të Bahamutit. Më pas presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi për pasojat e rënda të një pushtimi total të këtij qyteti në perëndim të Donbasit.