Grubi: Përmbushim edhe një premtim të madh para afatit të parashikuar, atë të rritjes së pagës minimale

“Përmbushim edhe një premtim të madh para afatit të parashikuar, atë të rritjes së pagës minimale konform metodologjisë së re që ka për synim përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor” kështu ka deklaruar zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi informon Tetovasot.


Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik – Social u vendos që paga minimale të shënojë rritje të re për rreth 12%, respektivisht për 2.175 denarë duke arritur kështu rekordin prej 20.175 denarë.

Grubi tha se vendimi i sotëm që nënkupton përshtatje lineare të pagave për 27.000 të punësuar në sektorin publik dhe 3.000 të punësuarve në institucionet kulturore do të aplikohet me pagesën e pagës së muajit mars, respektivisht në muajin prill.Tetovasot