Goditi me thikë gruan dhe më pas tentoi të vriste veten, arrestohet 42 vjeçari nqë Tepelenë

Policia ka vënë në pranga Lulëzim Nanaj një ditë pas goditi me thikë bashkëshorten e tij, Floreta dhe më pas tentoi të vriste veten. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit në banesën e tyre. Të dy këta shtetas ndodhen të shtruar në spital, ku edhe po marrin kujdesin e duhur nga mjekët.


Njoftimi i policisë:

Goditi bashkëshorten, me mjet prerës (thikë), dhe më pas dëmtoi veten, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 42 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, dyshohet se pas një konflikti të çastit në banesë, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar dhe veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al