Dushko Arsovski më nuk do të jetë zëdhënës i Qeverisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski para fillimit të konferencës së sotme për shtyp në Qeveri kumtoi se zëdhënësit të deritanishëm qeveritar Dushko Arsovski i përfundon angazhimi, me kërkesë të tij.


Kovaçevski i shprehu falënderim Arsovskit për punën e deritanishme si zëdhënës i Qeverisë dhe i dëshiroi sukses në sfidën e radhës në karrierën e tij profesionale.

“Falënderim të madh besoj se do të shprehin edhe mediat me të cilat për dy vite e gjysmë komunikoi në nivel të lartë profesional. Praktikisht ai ishte pjesë e procesit në të cilin Qeveria si institucion ishte vlerësuar si institucioni më transparent, gjegjësisht 100 për qind transparencë”, tha Kovaçevski.