Bjellorusia dënon me 10 vjet burg nobelistin Bialiatski

Gjykata bjelloruse e ka dënuar Ales Bialiatskin, laureatin e Çmimit Nobel për Paqe, me dhjetë vjet burg.


Aktivisti për demokraci dhe anëtarë të tjerë të qendrës për të drejtat njerëzore Viasna u dënuan për financim të protestave të opozitës në këtë vend.

Liderja opozitare në azil, Svetlana Tikhanovskaya, e ka kritikuar këtë vendim duke thënë që Bialiatski dhe dy të tjerët janë dënuar në një “gjykim fals”.

“Duhet të bëjmë gjithçka që të luftojmë kundër kësaj padrejtësie të turpshme dhe t’i lirojmë”, ka shtuar ajo.