Artan Grubi: Ali Ahmeti është arsyeja pse unë merrem me politikë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe zyratri i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Artan Grubi nga tubimi partiak i BDI-së, në Çair, ka deklaruar se arsyeja e vetme për të cilën ai është angazhuar në politikë dhe jetën publike është Ali Ahmeti.


“Një ndër burrat e rrallë, për mua është i vetmi si aryse për të cilin jam në politik. Ju e dini se Familja ime është marrë me arsim, kulturë, sport, asnjëhërë me politik. Jam i vetmi nga familja që është i përfshirë në politik dhe në jetën publike. Vetëm një aryse ka, Ali Ahmeti! Asnjë arsye tjetër”, ka thënë mes tjerash në fjalën e tij Grubi.

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë Bujar Osmani ka kërkuar nga banorët e Çairit që të kujtohen pak, se në çfarë pozite kanë qenë shqiptarët dhe ku janë sot.

“Të kujtohemi pak, kemi qenë jashtë shkollave, jashtë universiteteve, jashtë spitaleve, jashtë sporteleve… Kemi pasur një polici një etnike që i trajnonte policët e ri në shpinën e shqiptarit. Jo rastësisht ky këshill vendor quhet “6 Nëntori”. Ishim popull pa gjuhë, pa flamur, pa dinjitet dhe krenar që na takonte, dhe të kthehemi tash ku jemi tash dhe ta bëjmë dallimin dhe të fillojmë prej lartë – poshtë. Të fillojmë prej presidentit të shtetit i cili është konsensual dhe udhëheq ushtrinë me vulë që është në gjuhën shqipe. Sot kemi Parlament që gjashtë vitet e fundit udhëhiqet shqip. Në fakt kemi tre parlamente në rajon që tani udhëhiqen në shqip. Kemi Qeverinë me të cilën për disa muaj e presin kryeministrin e parë shqiptar”, tha Osmani duke shtuar 18 ministra prej të cilëve 9 janë shqiptarë.

“30 vite kanë pretenduar se ne nuk kemi kuadër për të udhëhequr politikën e jashtme. Sot ne ju mbajmë leksione se si një shtet i vogël pa resurse natyrore, mund të jetë faktor i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare”, tha më tej Osmani.