Arrestohet për sulm fizik një person nga Tetova

 Dje (20-mars) rreth orës 15:20, në rrugën Boris Kidriç në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 35-vjeçarin K.H. nga Tetova i cili më datë 17 të këtij muaji është raportuar nga M.S. (20) nga Çifliku i Tetovës se rreth orës 14:30 e ka sulmuar fizikisht në rrugën e Ilindenit në Tetovë dhe i ka marrë një send personal. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër K.H. do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS