Arrestohet për marihuanë një person nga Tetova

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (29- mars) rreth orës 14:20, në rrugën e Ilindenit në Tetovë, kanë privuar nga liria 26-vjeçarin B.B. nga Tetova, pasi që i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.