Aksident zinxhiror, përfshihen 42 automjete në një autostradë të Hungarisë (VIDEO)

Dhjetëra automjete u përfshin në një aksident në Hungari, duke shkaktuar lëndime të shumta derisa disa prej veturave u përfshinë nga flakët.


Policia tha se përplasja, që përfshinte pesë kamionë dhe 37 automjete të tjera, ndodhi në autostradën M1 rreth 25 kilometra në perëndim të Budapestit.

Si rrjedhojë e kësaj përplasjeje 19 automjete morën flakë derisa thuhet se 36 persona pësuan lëndime, përfshirë një që ishte në rrezik për jetë dhe 13 që ishin në gjendje të rëndë, tha policia.