A do ta ketë fatin e mbrapsht të Marreveshjes së Ohrit të vitit 2001 edhe kjo e vitit 2023 e arritur mes Kosovës dhe Serbisë?

Ejup Berisha


Shqiptarët e Maqedonisë dhe të Kosovës tanimë shumë mirë e njohin qytetin e Ohrit. Në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut u vendos dy her për fatin e shqiptarëve të të dyja shteteve. Atje u arritën dy Marrveshje shumë të rëndësishme për ne e para është Marrveshja e Ohrit e vitit 2001 dhe e dyta është ajo e arritur para disa ditëve mes Kosovës dhe Serbisë e njohur si Marrveshja Europjane. Me të do të tentohet të arrihet normalizimi i mardhënieve mes këtyre dy shteteve të pavarura dhe sovrane marrdhënie të rrënuara një periudhë bukur të gjatë kohore. Duke e pasur parasyshë fatin e keq dhe realitetin rreth (mos)zbatimit të Marrveshjes së Ohrit druaj se Marrveshja Evropjane e arritur para disa diteve ne Ohër mes Kosovës dhe Serbisë është e destinuar të mos realizohet si dhe sa duhet.Si duket edhe kjo marrëveshje do ta ketë fatin e keq dhe realitetin e Marreveshjes së Ohrit të vitit 2001 me të cilën u ndal konflikti i armatosur në RM dhe e cila e kishte për qëllim ta mundësoj arritjen e batazisë së plotë për shqiptarët në këtë shtet që i diskriminonte pa mëshirshëm. Marrëveshja e parë e Ohrit u nënshkrua nga pala shqiptare, nga pala maqedonase, nga pala amerikane dhe nga ajo Europjane. Por kur u desht të realizohej e njëjta deri në fund ajo nuk u realizua si duhet dhe sa duhet. Marrëveshjet nuk mjafton vetëm të arrihen apo dhe të nëshkruhen por ato duhet edhe të zbatohen. Zbatimi i marrveshjeve është qëllimi final i arritjes apo edhe i nënshkrimit të tyre apo ky është kusht pa të cilin nuk ka marrëveshje. Pact sunt servanta apo marrëveshjet duhet patjetër të zbatohen, ky është një rregull primar i egzistimit të marrveshjeve. Pra un shpreh brengën mos vallë Ohri është vend i mbrapsht për marrveshjet e rëndësishme të shqiptarëve sa i përket zbatimit të drejtë dhe të mirfilltë të tyre. Këtë brengë e vërteton Marrveshja e parealizuar e vitit 2001. Nga kjo marrveshje dolën shumë ligje që u miratuan por të cilat nuk ia arritën qëllimit për ti bërë shqiptarët të barabartë me maqedonasit. Apo këto ligje nuk ju kryejnë punë shqiptarëve të Maqedonisë në tentimet dhe në ambicjet për tu bërë qyteyarë të barabartë në RM. Marrveshja më e re e Ohrit e ka një anomali apo një mangësi e njëjta u arrit mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic, por në të nuk janë vënë nënshkrime mes palëve kontraktuese. Me sa di unë marrveshje të vlefshme ka vetëm nëse ka nënshkrime në to nëse nuk ka nënshkrime mes palëve nuk ka marrëveshje.