Ushtarët ukrainas zhvillojnë stërvitje pranë kufirit me Bjellorusinë

Ushtarët ukrainas kanë zhvilluar stërvitjen pranë Çernobilit dhe kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë.


Ata kanë qenë gjithmonë në vijën e parë të frontit, që nga nisja e luftës më 24 shkurt.

Ukraina i druhet një sulmi në veriun e saj nga territori bjellorus, megjithëse ekspertët besojnë se ka gjithnjë e më pak gjasa që Moska të tentojë një ofensivë të re nga kjo zonë.