Ukraina ngre padi penale kundër themeluesit të grupit Wagner

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka ngritur padi penale kundër Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit Wagner, të mercenarëve që luftojnë kundër forcave ukrainase.


Prigozhin është akuzuar për shkelje të integritetit territorial së Ukrainës (neni 110 pjesa 3 e kodit penal të Ukrainës) dhe për një luftë agresioni kundër Ukrainës (neni 437 ).

Në një video të publikuar gjatë vitit të ri, Prigozhin, një aleat afatgjatë i Putinit u pa duke vizituar një bodrum pranë frontit lindor në Ukrainë, i mbushur me trupat e luftëtarëve të tij, shumë prej tyre të dënuar, të cilët ishin vrarë duke luftuar për qytetin e Bakhmut, një objektiv kryesor rus.